Aplikacion
I riu akuzohet për trafikim të lëndëve narktotike dhe tentativë arratisjeje.
Teksa po lëvizte me makinë me qira në Torricela di Magione, efektivët i bënë shenjë shqiptarit të ndalonte për kontroll.
Për ta shmangur kontrollin, 25-vjeçari bëri manovra të rrezikshme me makinë, duke iu ikur policëve.
Gjatë rrugës, shqiptari hodhi nga dritarja e makinës sasinë e drogës që kishte me vete.
Efektivët u vunë në ndjekje të tij dhe e kapën pak minuta më vonë.
Ai u kap me 6 doza kokainë si dhe 160 euro cash që besohet se ishin të ardhura nga trafiku i drogës.