Aplikacion
Laçi e nisi sfidën në sulm, me kurbinasit që krijuan disa raste të pastra për gol, por në zbritën e parë të rrezikshme në sulm ishte Dinamo që gjeti golin e avantazhit.
Denison brenda në zonë me një goditje të fortë mposhti portierin Dajsinani në minutën e 29-të.
Ekipi i Mirel Joses nuk e uli për asnjë sekondë ritmin e lojës, kërkoi golin e barazimit me insistim, gol që erdhi në minutën e 71-të pas një kryevepre të Qatos.
Mesfushori lëshoi një predhë nga distanca që u ndal në trekëndësh, një ekzekutim fantastik që solli festë te tifozët e pranishëm.
Dy trajnerët nisën të ndërhynin në formacion duke bërë që ritmi i lojës të bindte ndjeshëm, ndërsa rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.
Në sfidën tjetër të javës së 24-të, Skënderbeu mposhti Erzenin në transfertë me rezultatin e pastër 3-0. /ZOOM.AL/
EMRAT/ Kush ishin dy shënjestrat e atentatit në Berat, ikën me vrap për të shpëtuar nga plumbat