zoom

Slider

Skënderbeu ndal vrullin e Erzenit në një ndeshje emocionuese ku u gjuajtën 4 penallti

Skënderbeu rikthehet te fitorja në kampionat duke mundur me rezultatin 2-1 Erzenin në “Arena Egnatia”, për llogari të javës së gjashtë të Superiores.

Loja nisi mirë për Skënderbeun, që në minutën e 22′ kaloi në avantazh me futbollistin Liço, që konvertoi në gol një penallti.

Më pas Skënderbeu fitoi një tjetër penallti, të cilën e mori përsipër përsëri Liço, por këtë herë gaboi duke u ndaluar nga shtylla.

Gjithsesi penalltia u përsërit dhe në tentativën e dytë të Liços, portieri Hasanbelli e ndali mesfushorin korçar dhe kjo pjesë u mbyll 0-1.

Në pjesën e dytë  futbollisti Shaqe dyfishoi shifrat për Skënderbeun, që në minutat në vazhdim administroi rezultatin.

Në minutat e fundit, Erzeni fitoi një penallti, të cilën e ktheu në gol mesfushori kroat Amir dhe gjithçka u mbyll 1-2 për Skënderbeun. /zoom.al/