zoom

Politikë

Skenari që e kuptuan të gjithë/ Rama, Yuri Kim e Basha, të gjithë në ekran, në të njëjtën orë për të penguar fjalën e Berishës

Çfarë ka rënë në sy sot gjatë zhvillimeve politike në vend ka qenë “sulmi” që i është bërë liderit historik të Partisë Demokratike.

Si fillim ishte njohja e kërkesës së PD-së për të legjitimuar grupin parlamentar pa emrin e Berishës.

Më pas loja e zhvilluar në parlament për të zgjatur seancën, ku PD-ja me pretekstin e mungesës së kryeministrit ndërpreu dy herë seancën maratonë. Ishte vetë Basha i cili tha se do të mbante fjalën e tij në orën 16:00 por bëri çmos për ta shtyrë deri në orën 18:00.

Ky orar përkon me atë të njoftuar dje nga Sali Berisha, si orar i startit të turit të tij në gjithë vendin.

Në anën tjetër Rama lajmëroi se do të kthehej në parlament në orën 17:00 por u kthye pikërisht ne orën 18:00.

Pjesë e “lojës” së Bashës dhe Ramës për të lënë në hije startin e turit të Berishës u bë dhe ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, e cila pak para orës 18:00 doli në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Por duket se përpjekjet nuk bënë shumë punë pasi turi i Berishës po transmetohet thuajse nga të gjithë televizionet informative si News24, Abc, Ora news, madje dhe nga televizioni pro qeveritar Report Tv.