zoom

Aktualitet

Skenar filmi! Makina s’i ndalon policisë në Klos, 4 persona braktisin mjetin plot fishekë e kapuça

Katër persona janë shpallur në kërkim, pasi nuk i janë bindur urdhrit të policisë për të ndaluar automjetin, duke përfituar nga errësira për t’ia mbathur. Ngjarja ka ndodhur pranë urës së fshatit Shkallë në Klos të Matit, aty ku fillon edhe rruga e Arbrit.

Gjatë orëve të natës së të premtes, patrulla ka pikasur një mjet me xhama të zinj që vinte nga Tirana dhe i ka kërkuar të ndalojë, por personat në makinë nuk janë bindur, duke u larguar në një distancë jo shumë të largër, ku kanë braktisur automjetin dhe janë larguar në drejtim të paditur.


Mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar në mjet janë gjetur kapuça të zinj në formë maske dhe disa fishekë luftarakë.

Policia ka arritur t’i identifikojë pas hetimeve të kryera katër të arratisurit dhe i ka shpallur në kërkim zyrtarisht./ Zoom.al