zoom

Lajme

“S’kemi më lidhje”- Kryemadhi zbulon a e uroi Metën për Vitin e Ri dhe kush janë armiqtë e saj

Monika Kryemadhi deklaroi se nuk e ka uruar Ilir Metën për Vitin e Ri, duke u shprehur se bashkëshorti i saj “nuk ka më lidhje me mua”.

Deputetja e PL-së, referuar akuzave të bashkëshortit ndaj saj, uroi që “të gjithë njerëzit që iluminojnë Metën me shpifje të tilla të marrin përgjigjen në 2025, siç po e marrin disa“.

Kryemadhi deklaroi se armiqtë e saj janë të gjithë ata që kanë shpifur ndaj saj.

“Nuk kam si të uroj një njeri që nuk ka lidhje me mua.

Uroj që të gjithë njerëzit që iluminojnë Metën me shpifje të tilla të marrin përgjigjen në 2025, siç po e marrin disa.

Armiqtë janë ata që kanë shpifur kundër Monika Kryemadhit”, u shpreh ajo.

Postime të lidhura