Aplikacion
Tutorja Yhong Yang, 52 vjeçe e kryente prostitucionin në një banesë të marrë me qira, pranë Prokurorisë së Tiranë.
Sipas burimeve, ajo i priste vetë vajzat në Rinas dhe më pas i dërgonte në këtë shtëpi, ku realizonte foto erotike të tyre.
Fotot më pas ajo i reklamonte në faqen “Escort Tirana”. Çmimi për shërbimet seksuale nga vajzat varionte nga 150 deri në 300 euro.
Në momentin që vajzat e rekrutuara kërkonin të tërhiqeshin nga ky aktivitet kriminal, dy kinezet, me anë të fotove të publikuara në faqen “Escort Tirana”, ushtronin dhunë ndaj tyre dhe presion ndaj familjarëve të vajzave me qëllim që ato të mos largoheshin.