zoom

Të gjitha

“S’ke baba, s’ke me ec përpara”, Dafina Zeqiri rrëfen të pathënat për jetën e saj: Nëna ka qenë e sëmurë…

Këngëtarja e dashur për publikun, Dafina Zeqiri, po punon fort që shumë shpejt të publikojë albumin e saj më të ri, i cili do të mbajë titullin “Dafinë moj”.

Ky album është shumë i rëndësishëm dhe me domethënie për këngëtaren, pasi siç ajo vetë ka treguar, lidhet me jetën e saj personale.

Dafina ka ndarë me ndjekësit një postim në “Insastory” ku zbulon se fëmijëria e saj nuk ka qenë aspak e lehtë. Kjo për shkak se jetonte vetëm me dy motrat dhe mamanë e saj. Duke qenë se nuk e kishte babanë, sfidat për to kanë qenë mjaft të mëdha.

“S’ke baba, s’ke me ec përpara”, Dafina Zeqiri

“Do të njihni një pjesë shumë të madhe timen në albumin tim ‘Dafinë Moj’. Ka pasur njerëz që më kanë thënë s`ke baba, s`ke me ec përpara. Ti ke me arrit shumë në jetën tënde. Më shiko mua ku jam sot.

Dhe ne kemi pasur një jetë të vështirë, me sfida. Nëna ka qenë e sëmurë dhe na ka rritur neve, tre goca, vetë. Ne jemi kujdesur për njëri-tjetrin. Dhe e di sa e vështirë është me qenë vetëm goca në një familje. Sa punë duhen bërë në shtëpi e duhet me u rrit para kohe.

“S’ke baba, s’ke me ec përpara”, Dafina Zeqiri

S’ke kohë me dalë si fëmijët e tjerë, me lujt. Disa gjëra duhet me i lënë mënjanë, për me u kujdes për njëri-tjetrin”, ka shkruar këngëtarja.

Kujtojmë se më herët, Dafina ka treguar se edhe mamaja e saj do të jetë pjesë e këtij albumi.