zoom

In Zoom

Skandaloze! Rama bullizon dhe tallet me fëmijët në takimet politike

Prej gati dy javësh kryeministri Edi Rama ka nisur një tur politik paraelektoral ku po përpiqet të bindë njerëzit se qeveria e tij ka bërë shumë për vendin dhe se e keqja për Shqipërinë dhe për gjerat që nuk shkojnë është opozita.

Në çdo bashki ku ai ka qenë deri më tani ka zhvilluar edhe nga një takim me të rinj të “talentuar”, të cilëve u ka bërë moral që të mos presin nga qeveria, por të punësohen vetë nëpërmjet internetit.

Por gjatë këtyre takimeve, thuajse pa përjashtim, në përpjekje për t’u treguar i shoqërueshëm me të rinjtë, ai e ka tejkaluar masën e sjelljes, duke kaluar në ofendime dhe bullizim ndaj tyre.

Rasti më flagrant ishte ai i dy ditëve më parë në Burrel, ku kreu i qeverisë teksa po bashkëbisedonte me disa të rinj nuk ngurroi ta detyronte një të mitur të bëhej pjesë e show-t të tij elektoral, më pas ta tallte e ta përqeshte për dialektin e tij.

Dhe kur e kupton që fëmija sikletoset, qesh i sforcuar për ta zhdramatizuar bullizmin e tij. Por dëmi është bërë (shih videon më poshtë në Zoom.al).

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Imagjinojeni këtë vogëlush si mund të sillet me bashkëmoshatarët apo prindërit e tij pasi kryeministri i vendit i tregon se bullizimi është normal, se tallja e përqeshja janë për të gajasur të tjerët.

Imagjinojeni se sa bashkëmoshatarë e të njohur mund ta tallin pasi panë kryeministrin ta bënte.

Imagjinojini prindërit e tij që shohin një burrë të thinjur dy metër të gjatë që u bullizon fëmijën në sy të gjithë Shqipërisë e s’i thotë askush asgjë vetëm pse është kryeministër.

Akoma më skandaloz ishte rasti i një jave më parë në Fier, ku Rama kërcënon dhe bullizon një tjetër fëmijë, i cili, me shumë mundësi për shkak të moshës së vogël, nuk e dinte se në çfarë takimi ishte.

Fëmija, teksa duartrokiti pas fjalës së Ramës, kthehu kokën mënjanë dhe qeshi, duke mbuluar kokën me kapuç.

Ky veprim tërhoqi vëmendjen e Ramës, i cili nuk e kurseu dhe urdhëron badiguardët e tij ta sjellin me forcë para tij.

“Mos më duartrokit mua dhe më kthehesh andej duke qeshur, mos ma fut kokën në kapuç, sepse po të erdha të kap është më keq. Silleni këtu atë me kapuç. Hajde, hajde. Nejse ik ulu atje dhe mos bëj më numra. Me siguri e ka dhe ai një talent, por sa ta zbulojë”, u shpreh Rama gjatë atij takimi. (shihni videon poshtë)

Në një tjetër takim ai bullizoi një tjetër të ri, kësaj here vërtetë të talentuar. Shkak u bë ngjyra e tij, pasi vinte nga komuniteti rom.

Tre raste skandaloze në pak ditë, në aktivitete politike ku përfshirja e fëmijëve është e ndaluar, ndërsa gjuha e tij përçmuese, ofenduese dhe bullizuese është e dënueshme.

Por kush ia jep këtë të drejtë Edi Ramës të bullizojë dhe tallet me fëmijën e dikujt tjetër?

Duke sulmuar, tallur e përçmuar çdokënd, çdo ditë me çfarë të mundet këdo që ka përpara, që nga zyra e tij e deri te banori më i thjeshtë që detyrohet të shkojë në takimet e tij te lodhshme elektorale, ai nuk e kupton më kufirin e talljes dhe përçmimit. Sulmet tani i mendon si e drejtë që i takon, sepse askush nuk ia kthen siç e meriton, për të mos u sjellë më si fëmijë i llastuar.

Imagjinoni kancelarin gjerman Scholz apo presidentin francez Macron t’u flasin fëmijëve në këtë formë.

Imagjinoni edhe reagimin e shoqërive perëndimore nëse ndodh një rast i tillë.

Mbase kryeministri i Shqipërisë shfrytëzon pikërisht përgjumjen dhe lodhjen e shoqërisë shqiptare. Pëndryshe ai sot nuk do ishte më kryeministër vetëm për shkak të sjelljes ordinere, të cilën e ka me provë, sepse as nuk ka turp që t’i hedhë vetë videot me të tilla përmbajtje në rrjetet sociale apo t’ua dërgojë mediave që i shërbejnë me servilizëm. /Zoom.al

Postime të lidhura