Aplikacion
Deputetët demokratë kanë denoncuar shpesh se firma “AGSM VERONA” është biznes i grupit mafioz “Ndraghet’a”. Kompania veronezw e plehrave, sipas PD, po hetohet nga Antimafia italiane.
Po ashtu, në media është ngritur akuza se “Eco Tirana” edhe pse merrte detyrimin që do ndryshonte gjëndjen e administrimit të mbetjeve të Tiranës, nuk e bën diferencimin e mbetjeve, por vetëm i ngarkon në kamionët e saj dhe i çon grumbull te landfilli i Sharrës.
Mes gjithë këtyre akuzave, së fundmi shtohet edhe një skandal tjetër.
Në regjistrin zyrtar të pronarëve përfitues të shtetit shqiptar është vendosur edhe “identiteti” i pronarit përfitues të “Eco Tirana-s”.
Fjala është për Stefanon, që mbiemrin e ka “nuk e di”.
Ky skandal, në kushtet kur deklarimi i pronarëve përfitues është me rekomandim nga BE, është bërë publik nga gazetari Klodian Tomorri.
Në “Facebook” ai shkruan me ironi se u gjet pronari përfitues i “Eco Tirana-s”, duke e shoqëruar edhe me dokumentet.
“Vazhdojmë:
U gjend më në fund pronari përfitues i Eco Tiranas.
Ky është regjistri zyrtar i pronarëve përfitues të shtetit shqiptar.
😂😂😂😂”, shkruan Klodian Tomorri.