Aplikacion
Ju kujtohet kur ju tregonim disa raste klientesh të thjeshta, që demaskonin punën e Valdrin Sahitit?
Epo, ka ndodhur sërish! Një vajzë në Tik-Tok, Sahar Khorram, i kishte besuar Sahitit dhe stafit të tij katër fustanet e dasmës, që do të mbahet në fund të muajit gusht. Gjithçka dukej në rregull, deri në momentin që Sahar kërkoi të shikonte progres me fustanet në fillim të këtij muaji, ndërsa stafi ju përgjigj se “nuk kishin gati asgjë”.Në gjendje paniku, e reja nisi t’i kërkonte llogari teksa tregon të gjithë rrjedhën e bisedës në llogarinë e saj në Tik-Tok, ndërsa papërgjegjshmëria e Sahitit dhe bashkëpunëtorëve të tij ishte e frikshme.
“Që atëherë, 3 javë e gjysmë i kam kaluar e lënë ‘seen’, më kanë gënjyer, më kanë bërë presion psikologjik dhe janë treguar të pasjellshëm”- shprehej Sahar më 23 gusht, pa marrë ende asnjë prej fustaneve të saj.
Megjithëse kishte bërë një pagesë të madhe parash për fustanet, historia e mashtrimit vazhdoi me stafin e Sahitit që i kërkoi 400$ ekstra, për t’ia dërguar fustanet me Express DHL. Por, ata e kishin dërguar postën për “3 to 5 business days” dhe jo me urgjencën të cilën klientja i kërkonte, apo pagesën të cilën morën.
Sahar Khorram, që gjithashtu është avokate, premtoi në videon e saj se do ta ndiqte penalisht Valdrin Sahitin për gjithçka që kishte ndodhur, kur papritur pas postimit të videove në Tik-Tok, stafi i tij u bë i gjallë dhe kërkoi të ndihmonte klienten, duke u shfaqur të gatshëm jo vetëm të ‘shpaguanin’ por edhe të dërgonin dikë në Paris (ku do të mbahet dasma) për të rregulluar fustanet që nuk i bënin nuses së ardhshme. Madje, paturpësisht kërkuan edhe fshirjen e videove për të sheshuar gjërat mes tyre.
Por, Sahar vazhdoi t’i qëndrojë deri në fund fjalës së saj, duke treguar se pas të gjitha mashtrimeve, injorimit, mungesës së komunikimit dhe stresit të shkaktuar, as fustanet nuk ishin në përmasat që ajo u kishte dërguar stafit, ndaj ju desh që t’i rregullonte në të tjerë stilistë.
@sistalkswithsahar Back with our bestie to design the last dress before the reveal @Dieylane Cisse
Policia në kaos, bandat në pushtet. Për çfarë i duhet posti Ministrit të Brendshëm?