Aplikacion
Por ndonëse medalje të tilla që nuk kanë ndonjë rëndësi, nuk shkon askush për ti marrë vetë personalisht, kreu i qeverisë shqiptare jo vetëm që udhwtoi vet drejt SHBA-ve, por morri me vete edhe një delegacion të gjerë, ku përfshiu familjarë, ministra, këshilltarë e bashkëpunëtorë të tjerë.
Sipas burimeve nga qeveria ai shoqërohej në këtë udhëtim nga një shpurë e madhe e përbërë nga rreth 12 persona, të cilët po ashtu qendruan bashkë me të për 7 ditë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Duke marrë në parasysh shpenzimet e udhëtimit, akomodimit në hotel dhe qendrimit për shtatë ditë, e gjithë vizita e kryeministrit llogaritet t’i ketë kushtuar buxhetit të shtetit një vlerë mbi 100 mijë euro.
Kjo në aspektin financiar, pasi rama, si asnjë kryeministër në botë, humbi edhe 7 ditë pune për një medalje pa asnjë vlerë, aq më shumë që jepet nga një OJF që drejtohet nga një politikane në pension.