zoom

Aktualitet

Skandali në Ekuador/ Pas presidentit edhe parlamentarët rezultojnë të lidhur me mafien shqiptare

Ligjvënës, ministra dhe ish-zyrtarë ekuadorianë u akuzuan dje se kishin lidhje me kompani të lidhura me mafien shqiptare pas deklasifikimit nga Asambleja Kombëtare (Parlamenti) të dokumenteve nga Mbikëqyrja e Kompanive.

Ricardo Vanegas, anëtar i Asamblesë, zbuloi nëntë emra të dyshuar të përfshirë, mes tyre parlamentarët Dalton Bacigalupo dhe Xavier Santos, nga e majta Demokratike (ID) dhe Fernando Cedeño, nga Unión por la Esperanza.

Të tre mohojnë akuzat dhe kërkojnë nga Superintensioni i Kompanive të sqarojë çështjen.

Ai përmendi gjithashtu Darío Herrera, ministrin aktual të Transportit, si dhe ish-krerë të tjerë ministrish dhe ish-ligjvënës.

Sipas Vanegas, ky informacion nuk do të thotë se ata janë pjesë e një mafie apo se kanë kryer një krim.

Disa konsiderojnë se këto akuza janë pjesë e një misioni politik të Vanegas për të larguar vëmendjen nga presidenti Guillermo Lasso, kunati i të cilit kishte lidhje me shqiptarë të përfshirë në trafikun e drogës, sipas audios dhe dokumenteve.