zoom

Aktualitet

Skandali në burg, policia i gjen drogë një 9-vjeçareje brenda një tullumbaceje. Do takonte të atin

Policia e burgjeve Kukës ka kapur një sasi lënde narkotike. Burime nga uniformat blu bëjnë të ditur se gjatë veprimeve proceduriale të takimeve mes familjarëve dhe të burgosurve në burgun e Kukësit, është kapur një sasi pluhuri i bardhë (rreth 50 gramë) i dyshuar si lëndë narkotike.

Lënda u gjet brenda një tullumbaceje në xhupin e një vajze 9-vjeçare të e cila do të takonte të atin që vuante dënimin në këtë burg.