zoom

Bota

Skandali me materialet pornografike/ Telegram kërkon falje

Telegram u ka kërkuar falje autoriteteve të Koresë së Jugut për trajtimin e materialeve pornografike të falsifikuara të ndara përmes mesazheve në aplikacion, pas një skandali me krime seksuale në vend.

Kjo vjen disa ditë pasi policia e Koresë së Jugut tha se kishte nisur një hetim ndaj aplikacionit Telegram, duke e akuzuar atë për “ndihma” në shpërndarjen e imazheve me përmbajte për të rritur.

Javët e fundit, një numër i madh i grupeve në Telegram, shumë prej tyre të drejtuara nga adoleshentë, u zbulua se kishin krijuar materiale false seksualisht eksplicite duke përdorur fotografi të vajzave të reja. Këto imazhe krijohen duke përdorur inteligjencën artificiale dhe shpesh kombinojnë fytyrën e një personi të vërtetë me një trup të rremë.

Grupet e bisedës ishin të lidhura me shkolla dhe universitete individuale në të gjithë vendin. Shumë nga viktimat e tyre ishin studentë dhe mësues të njohur për autorët.

Këto zbulime në Korenë e Jugut pasojnë arrestimin e themeluesit me origjinë ruse të Telegram, Pavel Durov, në Francë, me akuzat se pornografia e fëmijëve, trafiku i drogës dhe mashtrimi po ndodhnin përmes ndihmës edhe të aplikacionit. Zoom.al/

Postime të lidhura