Aplikacion
Por ende nuk ka nisur procesi i asgjësimit, pasi në rast groposje duhet të merret leje fillimisht nga bashkia Durrës dhe nga autoritetet mjedisore. Ndërkohë po shqyrtohet edhe mundësia e incenerimit, pra e djegies.
Po ashtu janë bllokuar dhe 250 mijë vezë të këtij kapanoni dhe AKU do të merret me asgjësimin e tyre. Po ashtu një grup pune nga Ministria e Bujqësisë dhe AKU ka bërë verifikimet në treg nëse ka vezë Rea’s të dala me datë 3 mars.
Para pak ditësh ministria e Bujqësisë konfirmoi se pularia REA kishte dalë pozitive me H5N1, gripin e shpendëve dhe joftoi për karantinimin e një prej kapanonëve të saj. Tregu po përballet me panik nga konsumatorët dhe skarcitet të produkteve të pulës e vezëve.