Aplikacion
Një projekt i AKSHI-t, me vlerë rreth 275 milionë lekë të vjetra, premtoi krijimin e një qendre laboratorike për sigurinë ushqimore dhe shëndetin e kafshëve, e cila supozohej të funksiononte pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës. Në realitet, ky laborator nuk ka prodhuar asnjë analizë ushqimore, pasi asnjë pajisje funksionale nuk është blerë për këtë qëllim.
Çfarë u ble në vend të pajisjeve të nevojshme?
• Blender frutash – 600 mijë lekë copa, dy të tillë për 1.2 milionë lekë.
• Dollapë për reagentët (pa aspirim, thjesht dollapë) – dy të tillë për 1.728 milionë lekë.
• Pajisje të modelit të vjetër (të papërdorshme për shkak të mungesës së kiteve në treg) – 8.7 milionë lekë.
• Pajisje laboratorike që nuk ka kryer asnjë analizë për shkak të kostove të larta të reagentëve – 93.6 milionë lekë, aktualisht jashtë funksionit.
• Mikroskopë – 3 milionë lekë secili.
• Konxhelator (frigorifer ngrirës) – 5.76 milionë lekë (i vetmi që funksionon).
• Vorteks (përzierës tretësirash) – 1.5 milionë lekë secili.
• Banjo Maria – 1.5 milionë lekë.
Një laborator që ekziston vetëm në letër (me modelin e inceneratorit) në vend që të shërbente si qendër reference për analizat veterinare dhe sigurinë ushqimore në Shqipëri, ky laborator nuk është gjë tjetër veçse një fasadë bosh, e vizatuar në avull nga drejtuesit e Universitetit Bujqësor mes tyre bashkëshorti zv/ministres së Rilindjes, patronazhistë etj!
Mirë laboratori nuk ekziston, pajisjet janë të papërdorshme, por edhe lista e pagave tregon se persona fantazmë po marrin rroga akoma, ndonëse ky laborator nuk funksionon fare!
Aktualisht ekziston vetëm një dhomë për sigurinë ushqimore, e cila nuk plotëson as standardet minimale për analiza, qoftë nga infrastruktura apo ndarja e saj për produkte ushqimore.
Dhe SPAK kujtohet të veprojë në 2025-ën, ndonëse gazetarja Anila Hoxha e kishte denoncuar këtë rast që në 2022-in…
Natën e mirë, 275 milionë lekë, kudo që të jeni dhe shihemi në “gjyqin popullor” nga selia e komitetit qendror (Kuvendi) neser 🤦🏻♂️…
P.S. Për detaje kontaktoni Anilën dhe spakistët