Aplikacion
Arbitri Meler mori goditje jo vetëm nga presidenti Koca, por dhe nga njerëz të tjerë që ishin brenda në fushë duke pësuar trauma të dukshme në fytyrë:
“Ndeshjet e të gjithë kampionatit janë shtyrë për një kohë të papërcaktuar”, deklaroi presidenti i Federatës Turke të Futbollit në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp.
E gjithë skena e rëndë u përcoll live, duke mos lënë asnjë vend për koment, ndërsa ministri i brendshëm turk njoftoi se për këtë ngjarje janë arrestuar tre persona, mes tyre edhe presidenti i Ankaragucu, Faruk Koca.
Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe vetë presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan:
“E dënoj sulmin ndaj arbitrit Halil Umut Meler. Nuk do të lejojmë kurrë që dhuna të përfshihet në sport”, u shpreh Erdogan. /ZOOM.AL/