zoom

Aktualitet

Skandali me arrestimin e Metës, gazetari tregon prapaskenat: Policët nuk kishin urdhërin e arrestit

Aksioni për arrestimin e Ilir Metës nxiti reagime të shumta për shkak të mënyrës sesi ai u vu në pranga.

Nga Partia e Lirisë u pretendua se ky arrestim ishte rrëmbim, duke shtuar më tej se mund të kemi të bëjmë edhe me një tentativë vrasjeje sepse efektivët ishin pa uniforma policie dhe pa fletë-arresti.

Këtë version beson edhe gazetari Elton Qyno, sipas të cilit efektivët nuk ishin të pajisur me urdhër-arresti.

Ai zbuloi skandalin përmes një statusi në Facebook, ku tregoi si ndodhi arrestimi i Metës.

Postimi i plotë i Elton Qynos:

Cilin version besoni?
Unë besoj më tepër zotin Meta. Nuk i është vënë në dispozicion urdhri i arrestit. Punonjësit nuk kanë pasur letra. Ti thotë ja ku e ke vendimin e gjykatës. Në vendngjarje nuk kanë qenë oficerët e BKH për t’ia komunikuar. Policia ka marrë një urdhër dhe është ngritur struktura operacionale. Unë mendoj se kjo është e vërteta.

Policia kur u përball me moszbatimin e urdhrit dhe qëndrueshmërinë e tij, edhe policët kanë marrë urdhra nga zyra që të veprojnë sipas ligjit, për të bërë shoqërimin. Por nuk ka qenë arrestim. Nëse sheh pamjet filmike me ngadalë, Meta është shkulur nga makina. Është tërhequr zvarrë.