Aplikacion
Trupa gjykuese urdhëron që të vijojnë hetimet për një periudhë kohore tremujore për skemën abuzive të shoqërive të mikrokreditit dhe rolin që kishte Gent Sejko në licencimin e tyre.
Kallëzimi ndaj Sejkos është bërë nga kreu i Dhomës së Përmbaruesve Privat, Tedi Malaveci në vitin 2022 në Prokurorinë e Tiranës për “shpërdorim detyre”, si autor i krijimit të skemave të mashtrimit me mikrokredi.
Njoftimi i plotë i gjykatës:
1. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë
11.06.2024, Nr. Regj.Them 90, ka paraqitur pranë Gjykatës së Posaçme të
Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën penale me
objekt: Kërkohet pushimi i çështjes penale nr.1360/2022 të regjistruar për
veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” së parashikuar nga neni 248 i
K.Penal, pasi fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin
dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Flora
Hajredinaj, bazuar në nenet 112, 75/a; 128, 128/a, pika 1, shkronja “b”, 131/2,
332/b e vijues të Kodit të Procedurës Penale si dhe ligjit nr. 95 datë 06.10.2016
“Për organizimin dhe funksionin e institucioneve për të luftuar Krimin e
Organizuar”, me vendimin Nr. 90, datë 10.07.2024, vendosi:
1. Deklarimin e pavlefshmërisë absolute të aktit “Kërkesë për pushimin e
procedimit penal nr.1360, të vitit 2022 të Prokurorit, të Prokurorisë pranë
Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, që ka si
objekt hetimin e vepës penale “Shpërdorimi i detyrës” ndaj të kallëzuarit Gent
Sejko, Guvernator i Bankës së Shqipërisë.
2. Kthimin e akteve të procedimit penal nr.1360/2022 të Prokurorisë pranë
Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për
vazhdimin e mëtejshëm të hetimeve, prokurores Dorina Bejko, në Prokurorinë
e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
3. Veprimet hetimore të urdhëruara në pjesën arsyetuese të këtij vendimi duhet
të kryhen brenda 3 (tre) muajve.
4. Caktimin e seancës gjyqësore paraprake datë 16.10.2024, ditë e mërkurë, ora
10:00.
5. Urdhërohet sekretaria e gjykatës t’i njoftojë vendimin Drejtuesit të
Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
6. Kundër vendimit lejohet ankim në Gjykatën e Apelit për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar brenda afatit ligjor.
Tiranë më datë 10.07.2024