zoom

Aktualitet

Skandali i mikrokredive, Gjykata lë në fuqi arrestet për 9 të akuzuarit: S’jemi në komunizëm…!

Gjykata e Tiranës la sot në fuqi masat e sigurimit të dhëna në mungesë për 8 nga 9 të akuzuarit për kreditë e këqija, ku janë prekur 4 mijë qytetarë vetëm në një prej fashikujve të dosjes.

Në seancën me dyer të mbyllura, togat e zeza kanë lënë nën masën e sigurisë “arrest në burg” Aldo Daka, Albert Gega, Edmond Mato dhe Arben Meskuti.

Ndërkohë, me masën e sigurimit ‘arrest në shtëpi’ janë lënë Jorsida Dervishi, Alketa Tanishi, Kejda Seferi dhe Elda Ibro.

Në sallë, njëri nga të dyshuarit ka bërë një batutë ku është shprehur: “Nuk jemi në komunizëm që na gjykon populli dhe vendos gjykata”.

Sakaq, të arrestuarit e tjerë kanë ‘kyçur’ gojën në sallën e gjyqit, ndërsa mbrojta ka kërkuar që të specifikohen çfarë ka bërë secili prej tyre. Po ashtu një përmbarues ka theksuar se ai nuk ka kryer asnjë shkelje ligji. /ZOOM.AL/