zoom

Aktualitet

Skandali i fundit i ‘McGonigal’, ja me çfarë do përballet Edi Rama ditën e nesërme

Seanca plenare e së enjtes pritet të sjell përballjen e kryeministrit Edi Rama me opozitën për çështjen e përfshirjes së tij me ish zyrtarin e FBI, Charles Mcgonigal që po hetohet në Amerikë.

Deputetët e partisë demokratike kërkuan zhvillimin e një interpelance urgjente për këtë çështje.Ndaj dhe kjo interpelancë do të jetë edhe pika e parë në rendin e ditës, ku përballë kryeministrit Rama do të jetë deputeti demokrat, Gazment Bardhi ai i cili do të mbajë qëndrimet e opozitës.

Nga ana tjetër, në këtë seancë pjesëmarrja e opozitës nuk do të jetë e plotë. 5 deputetë të Partisë Demokratike nuk do të marrin pjesë në punimet e parlamentit pasi janë të përjashtuar për shkak se 1 javë më parë bllokuan foltoren e Kuvendit duke pamundësuar zhvillimin e seancës.

Sali Berisha, Flamur Noka, Edi Paloka, Edmond Spaho dhe Belind Këlliçi nuk do të marrin pjesë në seancën plenare dhe as në komisionet parlamentare për 10 ditë.