zoom

Aktualitet

Skandali i çarterit/ Berisha: Me avionin e Ramës transportohen para dhe lëndë të tjera

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij para mbledhjes së grupit parlamentar, u ndal tek rrëzimi i komisionit hetimor për fluturimet e Edi Ramës me charter. Berisha u shpreh se ka dyshime që me avionin e tij bëhet transport i parave dhe të lëndëve të tjera.

Ai theksoi se është e drejta kushtetuese e deputetëve të Parlamentit që të kërkojnë ngritjen e një komisionit hetimor.

Ish-kryeministri shtoi më tej se kompanitë me të cilat fluturon Rama janë në hetim ndërkombëtar në dy vende.

“U mblodhën firmat dhe u dorëzua kërkesa për të hetuar Edi Ramën. Sepse një njeri që kryen 137 fluturime me charter, në një kohë kur qytetarët e tij rrezikojnë jetën me gomone, ky është njeri i degraduar nga cdo lloj aspekti.

Nuk po ndalem këtu në transportet që flitet se bën avioni i tij, të parave dhe të lëndëve të tjera dhe në itinerare të caktuara. Nuk po ndalem këtu. Nuk po ndalëm në fluturimet e tij me kompani që janë në hetim ndërkombëtar. Jo në një, por në dy vende. Ky është kryeministër, por ne po ndalemi në 137 faturime 22 mln euro.

Në çdo vend të botës kjo përbën një superskandal. Cila është përgjigja. Përgjigja është e rrëzojnë në kryesi që nuk kanë asnjë kompetencë për rrëzimin e saj, zero kompetenca. Ajo është e drejtë kushtetuese e deputetëve të parlamentit, theksoi Sali Berisha.