Aplikacion
Sektori arbitral në Spanjë ka dalë në konkluzionin se kryesori i ndeshjes dhe asistentët e VAR gabuan në dy raste që ndikuan ndjeshëm në fitoren e “Los Blancos”.
Së pari, në golin e parë të Real Madrid, ku para prekjes me dorë dhe dhënies së penalltisë, kishte faull në zonën e Almerias.
Së dyti, goli i barazimit i shënuar nga Vinicius është shënuar me dorë. Në dy rastet arbitri shkoi vetë i pa në VAR, por mori vendime të gabuara.
Skandali që ndezi Spanjën mbetet audio kur kryesuesi i VAR përgëzon gjyqtarin kryesor për vendimin kontrovers të golit me dorë nga Vinicus, duke i thënë: “Bravo, biri im!”.
Sektori madrilen është hedhur i gjithi në mbrojtje të imazhit të dëmtuar rëndë, pasi gafat e gjyqtarëve cilësohen më të hapurat dhe më të rëndat deri tani.
Aq sa në Barcelonë kanë nisur një fushatë tejet denigruese ndaj madrilenëve, duke i cilësuar si “legjenda e zezë”. /ZOOM.AL/