Aplikacion
Kjo është një patologji që çdo vit prek qindra të rinj dhe që shkakton hemorragji cerebrale dhe pasoja deri në vdekje nëse nuk ndërhyhet në kohë.
Në këto raste mjekët kryejnë embolizimin, që është ndërhyrje në tru përmes një aparature.
Kjo procedurë bëhej te reparti i Neurokirurgjisë në QSUT. Por sipas gazetarit, prej disa vitesh është një shërbim i munguar për pacientët.
“Prej vitesh nuk kryhet në spitalin publik, pasi QSUT nuk ka kryer tendera për pajisjet që vënë në funksion pajisjen që kryen embolizimin. Manuali i korrupsionit të Onkologjikut është në shumë reparte të QSUT. Për embolizimin nuk është kryer as hetim administrativ dhe as nuk ka hetim nga institucionet. Vetëm një DSA, skaner kokë që provon nëse pacienti ka malformacion nyjesh gjaku në kokë kushton 3000 euro dhe as këtë shërbim QSUT, nuk e ofron”, denoncoi gazetari Bushkolaj.