Aplikacion
Mësohet se futbollistët Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija, janë ndëshkuar pasi kanë festuar në orët e vona të natës në një klub nate në Prishtinë.
Në rrjetet sociale qarkullon video e treshes duke u argëtuar në klub nate, vetëm një ditë pas humbjes së thellë me rezultatin 3-0 ndaj Rumanisë.
Zhegrova ka reaguar pas përjashtimit nga grumbullimi i kombëtares së Kosovës duke i quajtur këto lajme të pavërteta dhe pa fakte.
“Do të flas në fushë së shpejti”, shkroi ai.
Arjanet Muriqi tha për Klan Kosova se vendimi i marrë nuk ishte aspak i drejtë dhe fjalët që po qarkullojnë nuk janë të vërteta.
“Vendimi për ne nuk ishte aspak i drejtë dhe llafet që po qarkullojnë nuk janë aspak të vërteta”, u shpreh portieri.