Aplikacion
Nënkryetari i kësaj bashkie, Haxhi Pulja, mësohet se më datën 21 nëntor të vitit 2024 ka firmosur listat e reja për familjet që marrin statusin si të pastrehë dhe përfshihen në programin e banesave me kosto të ulët.
Dhe pjesë e kësaj liste janë drejtues të institucioneve të ndryshme në Bashkinë Bulqizë, si edhe kryetarë të njësive administrative.
Ndërkohë e njëjta skemë u përdor edhe nga Erion Isai, i cili në listën e re të programit për strehimin social, ka futur si përfitues edhe disa prej vartësve të tij, për t’iu dhënë banesa me lekët e qytetarëve.
Rasti është denoncuar nga avokati Esmerald Xhafa, i cili sipas tij, duke e faktuar dhe me dokumente, një prej përfituesve të banesave është Enea Jorgji, i cili mban postin si drejtor i Ujësjellsit, teksa dhe bashkëshorten e ka sekretare të Këshillit Bashkiak të Kolonjës.
Të pastrehë janë shpallur dhe Petro Kristo, i cili ka pozicionin si drejtor pyjore dhe bashkëshortja e tij që po ashtu punon në Bashkinë e Kolonjës.
Gjithashtu edhe Administratori i Njësisë Administrative të Leskovit, Leonard Konica është shpallur i pastrehë.
Sipas dokumenteve të mëposhtme, emrat tyre janë miratuar si pjesë e listës së personave që përfitojnë programe strehimi social nga kryebashkiaku Erion Isai.
Lista:
Enea Jorgji – drejtor i ujësjellsit.
Bashkëshortja e Eneas është sekretare këshillit bashkiak.
Petro Kristo është drejtor pyjore,bashkëshortja punonjëse në Bashki.
Leonard Konica, Administrator i Njësisë Administrative Leskovik.
Sipas dokumenteve të mëposhtme, emrat tyre janë miratuar si pjesë e listës së personave që përfitojnë programe strehimi social nga kryebashkiaku, Erion Isai.
Zhvillim të paligjshëm urbanistik dhe abuzim me ndërtimet, ja akuzat ndaj Boerit, mikut të Ramës