zoom

Aktualitet

SKANDALI/ “Dy oficerë të SHISH u shitën informacione grupeve kriminale. Aktualisht punojnë në …

Gazetari Muhamet Veliu ka publikuar një skandal të bërë në vitin 2012 nga ana e oficerve të SHISH.
Sipas tij dy oficerë u kanë shitur informacione grupeve të caktuara kriminale që trafikonin lëndë narkotike në Tiranë, teksa ende sot edhe pse është zbuluar skandali vijojnë të jenë në punë në një tjetët institucion të rëndësishem.
“Në 2012 oficerë të caktuar i kanë shitur informacione grupeve kriminale që vepronin në trafikun e drogës në Tiranë. Drejtori i asaj njësie u transferuar në një vend tjetër të Shqipërisë.
Dy oficerët u shkarkuan nga SHISH dhe sot punojnë një një institucion tjetër të sigurisë së vendit.
Mollët e kalbura të SHISH tani punojnë në një isntitucion tjetër I sigurisë.”- tha gazetari Muhamet Veliu.