zoom

Sport

Skandalet shoqërojnë Botërorin, drejtuesit e FIFA-s nuk lejojnë alkoolin në stadiume, vetë tërbohen

Skandalet janë kryefjalë në prag të fillimit të Kupës së Botës “Katar 2022”.

Së fundmi, janë vetë krerët e FIFA-s protagonistë, teksa janë akuzuar për hipokrizi, pas publikimit të një videoje, ku ata shfaqen duke festuar të rrethuar nga alkooli.


Festa daton që nga prilli, pas hedhjes së shortit që përcaktoi grupet e kompeticionit dhe në të janë të gjithë drejtuesit e federatave pjesëmarrëse, drejtues të FIFA-s si dhe krerët e shtetit të Katarit.

Në fakt konsumi i alkoolit është bërë një çështje më vete për këtë botëror, pasi si një vend islamik, Katari e ka ndaluar konsumin e tij në stadiume gjatë ndeshjeve.

Por duket se kjo vlen vetëm për tifozët, pasi drejtuesit dhe organizatorët shihen teksa dëfrehen me shampanjë dhe verë të shtrenjtë franceze. /Zoom.al/