Aplikacion
Teksa prej datës 12 shkurt ndodhet në qeli në paraburgimin e Durrësit, sipas informacioneve, ai i ka marrë telefonin një prej policëve të burgjeve që e transferuan për në seancën e fundit të mbajtur më 13 mars, për të bërë një telefonatë.
Mësohet se vetë polici i burgjeve e ka pranuar diçka të tillë, duke shpjeguar se ja ka dhënë telefonin Veliajt për shkak të frikës.
SPAK ka nisur hetime për rastin. Sipas burimeve, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion po heton policët e burgjeve për shpërdorim detyre.
Më 13 mars, Apeli i GJKKO-së rrëzoi kërkesën e Erion Veliajt për t’u liruar, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrrest me burg”.