Aplikacion
Duke pasur parasysh që akulloret konsumohen kryesisht nga fëmijët, skandali merr përmasa akoma më të mëdha.
AKU gjithsesi njofton se 4356.69 kg akullore kancerogjene janë konfiskuar dhe më pas ja në asgjesuar. Në total në Shqipëri ishin futur 35984.53 kg, por 19880 kg nuk ishin shpërndarë në treg akoma.
Njoftimi i AKU-së
LIDHUR ME SHQETËSIMIN NDËRKOMBËTAR TË KONSUMIMIT TË DISA MARKAVE TË AKULLOREVE
AKU informon se:
Referuar informacionit të ardhur me e-mail zyrtar më datën 31.07.2021, nga sistemi RASFF i kategorisë: Alert me temë: “Substancë e paautorizuar oksid etileni në stabilizuesin lygomme të përdorur për prodhimin e akullores nga Franca”, me numër reference 2021.3976, në të cilin Shqipëria është etiketuar për ndjekje, AKU me marrjen e këtij njoftimi mori masa të menjëhershme për bllokimin dhe tërhqjen nga tregu të këtij produkti konkretisht:
Gjatë kontrollit zyrtar të kryer në 2 subjektet të cilat kishin importuar këtë produkt u konstatua se nga sasia prej 35984.53 kg e importuar, u gjend gjëndje e pa tregtuar sasia prej 19880.4 kg e cila u bllokua. Me anë të kontrollit të sistemit të gjurmueshmërisë u evidentuan subjektet të cilat janë furnizuar me këtë produkt në të gjithë teritorin e Shqiperise.
Me marrjen e ketij informacioni u morën masa të menjehershme nga Drejtorite Rajonale te AKU-se per bllokimin e produktit akullore me lot te specifikuar me prani te substances se paautorizuar të derguara nga sistemi RASFF dhe terheqjen nga tregu me destinacion asgjesimin e saj perkatesisht.
Sasia e shperndare ne treg – 16104.13 kg
Sasia e kthyer nga tregu – 4356.69 kg
Sasia qe rezulton e shitur – 11747.44 kg
Sasia prej 19880.4 kg e gjendur gjendje ne subjektet importuese dhe sasia e terhequr nga tregu 4356.69 kg u asgjesuan.
Na kontaktoni për çdo problematikë, pasi jemi në shërbimin tuaj dhe në këtë angazhim jemi bashkëpunëtorë!