zoom

Aktualitet

Skandal, prokuroria e klasifikon si “plagosje të lehtë” dhunën barbare të Rrajave

Prokuroria e Tiranës ka ndryshuar akuzën për anëtarët e fisit Rraja të cilët dhunuan barbarisht dy anëtarëve të fisit Maja, duke e ka klasifikuar ngjarjen si “plagosje e lehtë”.

Hetimi nisi fillimisht për “plagosje të rëndë me dashje në bashkëpunim”, por akuza ndaj tyre u ndryshua.

Anëtarët e fisit Rraja i dhunuan brutalisht Jashar e Bilbil Majën, duke i qëlluar me shkopinj bejzbolli pranë një lokali në Borizanë, teksa ata ishin duke pirë kafe.

Në pamjet që u publikuan edhe nga Zoom.al, të filmuara nga njëri prej dhunuesve, shihet se si ata i godasin barbarisht dy kushërinjtë, për shkak se ata ishin ankuar në polici se shpërthimet e gurores se tyre po u dëmtonin shtëpitë.

Në video shihet edhe vëllai i ish-deputetit Rrahman Rraja, i cili mban një pistoletë në dorë dhe kërcënon dy kushërinjtë.

Por prokuroria thotë se, bazuar në aktin e ekspertimit,  në trupin e shtetasit Jashar Maja u shkaktuan dëmtime jo të rrezikshme për jetën dhe ato sollën vetëm paaftësi në punë për 9 ditë.

Në fotot e publikuara nga Zoom.al shihet se Bilbil Maja ka dëmtime të rënda në kokë, me të çara të thella dhe po ashtu edhe dëmtime në trup.

Edhe për Jashar Majën thuhet e njëjta gjë në akt ekspertizë.

Bilbil e Jashar Maja

Bilbil e Jashar Maja

Prokuroria thotë se vepra penale është ajo e plagosjes së lehtë me dashje, e cila parashikon dënimin me gjobë deri në 2 vjet burg.

Përsa i përket armëmbatjes, për personat nën hetim Flamur dhe Xhelal Rraja, prokuroria thotë se ata kanë konsumuar veprën penale të kanosjes, por për të ngritur akuza duhet që viktimat e dhunës të bëjnë kallëzim. Nëse nuk do të ketë kallëzim prej Bilbil e Jashar Majës, prokuroria do t’i pushojë hetimet për këtë vepër. /Zoom.al