Aplikacion
Simbolet kombëtare shqiptare janë fyer nga të zotët e shtëpisë duke kthyer përmbys flamurin dhe duke i vendosur kryq.
Po ashtu, tifozët çekë kanë shpalosur një flamur të Serbise me Kosovën brenda.
Këto veprime janë denuar edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit, e cila pas ndeshjes doli me një komunikatë për shtyp.
“Federata Shqiptare e Futbollit dënon me forcë aktet e turpshme që ndodhën gjatë ndeshjes së sotme kundër çekisë. Koret raciste dhe përdhosja e flamurit shqiptar janë të patolerueshme dhe nuk i takojnë fushës së futbollit. Ky akt i rëndë përbën një sulm të hapur ndaj vlerave të futbollit dhe respektit midis kombeve”, u shpreh FSHF.
FSHF do të dërgojë një notë proteste në UEFA për këto ngjarje.
Digjet makina e prokurorit Xhelal Bajrami dhe zyra e këshilltarit komunal në Kumanovë