zoom

Slider

Skandal në Conference League, portieri serb provokon shqiptarët me tre gishtat

Portieri serb i vendasve, Drobnjak, ka provokuar tifozët e Partizanit pas ndeshjes me Marsaxlokk duke bërë simbolin e 3 gishtave.

Pas takimit në Centenary Stadium (Ta’ Qali), ku Partizani triumfoi 1-2 ndaj Marsaxlokk, kamerat kanë fokusuar Drobnjak, i cili nuk heziton të provokojë shqiptarët.

29-vjeçari u shfaq i acaruar, teksa për ta qetësuar, u desh ndërhyrja e stafit të klubit ku bën pjesë ai.

Partizani siguroi një biletë për në turin e dytë të Conference League pas sfidës në Maltë ku triumfoi 1-2 ndaj Marsaxlokk.