Aplikacion
Një punonjës i fabrikës “Lavazza” në Gattinara, në provincën e Vercellit, ka denoncuar në mënyrë anonime në “Report Rai3” se në fabrikë ka një repart ku mbërrijnë të gjitha mbeturinat e kafesë.
Mbetjet rikuperohn dhe përzihen me kafenë, e cila më pas përfundon në raftet e supermarketeve.
Gjatë denoncimit, ai tregon të gjithë procesin nëpër të cilin kalojnë kapsulat e përdorura për t’u bërë gati për treg.
“Kapsulat rikuperohen, por janë të kontaminuara. Kafja do të jetë e kontaminuar sepse kapsulat janë të hapura dhe me defekt. Ato rikuperohen, por nuk do ta kenë cilësinë e kafesë. Ato do të jenë me cilësi ndryshe”, thotë punonjësi i fabrikës “Lavazza”.
Ky skandal sipas tij, ndodh prej 3 vitesh dhe përfshin të gjitha llojet e kapsulave të kafesë, si “Intensa”, “Qualita ora”, “Crema”, etj..
View this post on Instagram
“Përgjegjësinë e marr unë”/ Abdixhiku flet pas votimit: Do jap llogari te votuesit dhe te LDK