Aplikacion
Skafi “Ertion” me 4 persona në bord ka pësuar avari në momentin që ndodhej në det të hapur. nxori
Turistët i ka kapur paniku dhe menjëherë kanë njoftuar policinë kufitare.
Personi i cili kërkoi ndihmë ishte drejtuesi i skafit me inicialet XH. K.
Efektivët janë afruar me një tjetër skaf pranë vendit të quajtur “Shën Vasil” ku turistët ndodheshin dhe i kanë ndihmuar ata të afrohen pranë bregut.
Sipas njoftimit të policisë asnjë person nuk ka pësuar lëndime dhe se ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.