Aplikacion
Vlen të përmendet fakti se takimi u ndërpre për disa minuta, pasi tifozët hodhën flakadanë në fushë.
E njëjta tablo edhe në gjysmën e dytë. Me të nisur pjesa e dytë Partizani-Tirana u ndërpre sërish. Shkak janë bërë fishekzjarret e hedhura në fushë prej tifozerisë.
Tymi dhe shkëndijat e kanë kthyer në mision të pamundur vazhdimin e lojës, duke sjellë aktualisht pezullimin e saj.
Zoom.al ju sjell pamje live nga stadiumi “Air Albania”.
View this post on Instagram
Megjithatë pas afro 20’ minutash loja rifilloj dhe Partizani shënoi edhe golin e dytë dhe të qetësisë me sulmuesin Cara, teksa më parë Telushi humbi një penallti.
Përfundimisht 2-0 dhe feston Partizani, që merr kreun e klasifikimit me 40 pikë. /zoom.al.
Rama mburrej, Transparency: Qeveria shqiptare lidhi marrëveshje të errëta të investimeve të huaja