Aplikacion
Por ndoshta tani, me eliminimin e kuqezinjve nga Europiani, edhe pse në fakt ishte diçka e pritshme, situata mund të ndryshojë.
Kanë nisur të qarkullojnë zëra se aventura e Silvinjos në stolin kuqezi mund të jetë mbyllur që tani, por gjithçka mbetet për t’u parë në vazhdim, raporton “Panorama Sport”.
Ajo që duhet pranuar ka të bëjë me faktin se tashmë pritshmëritë për Kombëtaren shqiptare janë rritur ndjeshëm. Dhe rezultatet e Silvinjos kanë qenë më shumë se pozitive dhe dukshëm e ka merituar rinovimin.
Me pak kujdes dhe strategji, kuqezinjtë mund të kishin bërë dhe dalë më mirë nga EURO 2024 dhe me shanse të mëdha kualifikimi duke parë situatën aktuale në grupe. Shqipëria e mbylli grupin e fundit, me 1 pikë ndaj Kroacisë, pas Spanjës dhe Italisë./ZOOM.AL/