Aplikacion
Mes tyre, ai veçoi aksionin për të pastruar zonën përreth Lanës.
Rama tregoi përballjen e tij me ndërtuesit asokohe, kur përdori fjalinë “nuk ka bir nëne e bir k*rve”.
Sipas Ramës, përballja me ta ishte për lejet e ndërtimit dhe për fenomenin e korrupsionit. Ai tha se nëse mënyra sesi ai ndërhyri në Lanë quhet korrupsion, është i gatshëm të përballet me drejtësinë.
Pjesë nga fjala e Ramës me punonjësit e Bashkisë së Tiranës:
Çfarë nuk dërdëllisin dhe çfarë nuk sajojnë ulur në ekran si qebaptore… shohin kulla dhe mendojnë para, shohin rrugë dhe mendojnë vjedhje, shohin parqe e mendojnë korrupsion. Shohin të bukurën dhe ndjejnë urrejtje dhe urrejtja i shtyjnë pastaj të gërmojnë për të kërkuar qenin e ngordhur. As politikanëve, as analistëve, apo gazetarëve të kënetës që paratë për vete i marrin më së shumti në të zezë se nuk duan të paguajnë taksa kur shajnë qeverinë nëpër ato banaqe, nuk ia rrok truri se nuk ekzistojnë njerëz që nuk marrin lekë kur japin leje ndërtimi. Por ama i kërkojnë biznesit pemë për qytetin.
Ato ndërtimet që u prishën në Lanë e dini si janë prishur dhe si janë pastruar një sasi rrënojash që kapi volumin 138 mijë ton beton. Janë prishur me korrupsion, kam bërë unë korrupsion, i kam thirrur ndërtuesit në zyrë këtu dhe i kam thënë: Keni dhënë ndonjë lek ju për lejet e ndërtimit. Ata shihnin si është punë. Jo, jo, jo – u përgjigjën. Mirë, më dini budalla ju mua? – u thash, që merrni leje dhe s’më jepni mua asgjë. Atëherë, u thash, ka ardhur koha të paguani ryshfetin qytetarëve të Tiranës. Ua ndava segmentin e Lanës me copa, merrni buldozerët, naftën, prishini se përndryshe nuk merrni më leje ndërtimi. Dhe në vijën logjike të hetime intensive, jam gati të dorëzohem para drejtësisë. E kam bërë këtë dhe jo një herë, por shumë herë. Për ata që dje në çdo pallat të ri shikonin % për leje ndërtimi, dhe kur unë i thashë se “nuk ka bir kurve dhe bir nëne” që të dalë dhe të thotë se më ka dhënë mua lekë dhe nxorën një burrë që doli e kërkoi falje 34 herë dhe unë e kam falur 38 herë e vazhdon të më kërkojë falje – edhe kur shohin kulla të njëjtën gjë mendojnë. Vetëm se sa përqindje merret nga këto leje ndërtimi… Ndërkohë që mirë politikanët e kënetës ashtu e kanë kokën, se ai zogu i zi që ta dini ju kishte brenda edhe një pjesë të pjesës kur u sulmua dhe u prish, siç e patë me vlerësimin e ekspertëve më të shkëlqyer të vendit, kështu i quanin, as këta analistët nuk i dëgjova kurrë që të thoshin një gjë të thjeshtë, mirë që nga këot kulla e ndërtime u merrkan para për korrupsion, çfarë është kjo taksë e Bashkisë së Tiranës. Në 10 vitet e fundit, të ardhurat e Bashkisë së Tiranës, ta dëgjojnë ata që çojnë fëmijët në shkolla, kopshte, kur dalin në parqe, te Liqeni, janë rritur 9-fish. Kanë qenë 30 mln euro kur Bashkia gërhiste, vjet 271 mln euro të ardhura… Sa para ka marrë Bashkia nga të pasurit, nga ata që ndërtojnë, për lejet e ndërtimit. Me taksat e gërhitjes, Bashkia mblidhet 930 mijë euro në vit, pjesën e pjesës nuk e di… Por me propozim të Erionit, taksa u rrit në 2016-ën, filloi që në 2016, 10-fish rritje, 10 mln euro, në 2024, 157-fish, ose 147 mln euro vetëm nga taksa e ndërtimit… S’doni kulla e ndërtime? Po rrugë doni? Po shkolla? Po çerdhe? Parqe? Korsi për biçkleta?