zoom

Lajme

Sizmiologët japin alarmin: Tërmetet në Santorini do të vazhdojnë për disa ditë

Santorini po përjeton valë sizmike gjatë orëve të fundit, me më shumë se 500 lëkundje të regjistruara.

Në kushtet kur banorët dhe turistët po boshatisin ishullin, sizmiologët kanë paralajmëruar se tërmetet do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim.

Madje, sipas sizmiologëve, lëkundjet sizmike në orët e ardhshme mund të jenë edhe më të fuqishme.

“Aktiviteti sizmik që po zhvillohet tani pranë Amorgos do të zgjasë nga disa ditë në javë, duke ruajtur të njëjtat përmasa. Duhen mijëra vjet për të mbushur përçarjen. Mund të regjistrohen tërmete me magnituda më të mëdha se 5 Rihter. Njerëzit nuk duhet të shqetësohen, pasi nuk do të shohim një tërmet si ai i vitit 1956”, tha profesori i Gjeologjisë në Universitetin e Athinës, Efthymios Lekkas.

Linjat ajrore, mes protestave për rritjen e çmimit të biletave, kanë planifikuar fluturime urgjente, ndërkohë që edhe anijet nisen nga ishulli me kapacitet të plotë.

Si pasojë e radhëve të gjata të makinave, rrugët janë bllokuar për orë të tëra.

Postime të lidhura