Aplikacion
Arben Kraja i SPAK-ut ngriti alarmin se grupet kriminale janë bërë shumë më të egra dhe se kanë zgjeruar aktivitet. Tanimë droga shitet deri në Dubai!
“Grupet kriminale janë bërë shumë të egra. Flas për shkak të vrasjeve të ndodhura kohët e fundit. Teknologjia që ata përdorin, siç janë telefonat apo edhe paratë e pista”,- tha ndër të tjera Kraja.
Muaj më parë, Raporti i vitit 2022 i UNODC, zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimet e renditi Shqipërinë në vendin e 7-të nga shtetet më të përmendura për origjinën, nisjen dhe tranzitin e lëndëve narkotike, (për periudhën 2016-2019), pas Marokut, Afganistanit, Spanjës, Holandës, Pakistanit dhe Libanit.
Shqipëria përmendej edhe në të ashtuquajturën rrugë të Ballkanit për heorinën, që fillon nga Pakistani, kalon nëpër Siri, Turqi, Greqi dhe përfundon në vendet e Evropës Perëndimore.
Një tjetër raport, i publikuar këtë vit nga Qendra Europiane për Monitorimin e Drogave (EMCDDA), konstatonte se grupet kriminale shqiptare, që prej vitit 2017 jo vetëm që janë zgjeruar, por edhe janë sofistikuar, duke kontrolluar si importin ashtu dhe shpërndarjen e kokainës nga vendet e Amerikës Latine në tregjet evropiane.
Drogë, shumë drogë
Përgjatë vitit 2022, në Portin e Durrësit janë sekuestruar 3 ngarkesa me kokainë, me peshë totale 138 kilogramë, e cila rezultoi e fshehur në kontejnerët me banane.
Ndërkohë, në korrik të këtij viti, policia vuri në pranga 20 persona, mes tyre edhe staf të Portit me dyshimet se kontejneri ishte hapur pa kaluar në kontroll dhe ishin vjedhur 50 arka, të cilat u dyshuan si të mbushura me lëndë narkotike.
Sidoqoftë, viti 2021 shënon një numër më të lartë të rasteve të goditura. Plot 11 të tilla, me peshë totalte 1 ton e 77 kilogramë kokainë.
5 prej këtyre ngarkesave u zbuluan në kontejnerët me banane të Alba Ecotic Fruit, gjatë muajve të verës, ku u sekuestruan mbi 40 kg kokainë.
Ndërsa në qershor 2021 u kapën 325 kg kokainë që kalonte transit në territorin shqiptar me destinacion Italinë. Më 10 prill, një tjetër sasi prej 134 kg u kap në një konteiner të mbushur me banane për llogari të kompanisë “Masabi Fruits”.
Në datën 1 prill u kap një sasi prej 49 kg kokainë, që vinte nga Amerika Latine në një konteiner me banane në pronësi të Selim Çekajt dhe në datën 17 maj një tjetër sasi prej 400 kg kokainë, e futur nga porti i Durrësit, u sekuestrua në Kosovë.
Droga dhe krimi, një simbiozë e përjetshme
Aty ku ngjarjet kriminale janë të shumta, gisht ka dhe droga; argumentojnë ekspertët, teksa i shohin këto dy elemente, padiskutim të lidhura ngushtësisht bashkë.
Titull lajmi
Titull lajmi
Shqipëria është mbërthyer nga ngjarjet kriminale ku trafiku i drogës, pastrimi i parave si edhe atentatet janë kthyer në një normalitet të përditshëm për vendin duke na renditur në shtetet e para të listës së vendeve të rajonit, në lidhje me kriminalitetin.
Sipas Numbeo, një platformë profesionale e mbledhjes dhe analizimit të të dhënave, Shqipëria renditet në vend të dytë për nga niveli i kriminalitetit në të gjithë Evropën e Jugut.
Vetëm gjatë 8 muajve të parë të këtij viti, në Shqipëri kanë ndodhur 42 atentate dhe janë shënuar 24 të vdekur si edhe 23 të plagosur.
Ndërkohë që situata është e rëndë dhe duhet bërtitur fort, çfarë ka qeveria për të thënë në këtë mes?
“Bandat janë në territoret e tyre kriminale ku bëjnë mirë që hanë kokat e njëri-tjetrit”,- do të shprehej në shtator, Edi Rama.
Nëse përgjigjja është kjo, atëherë pyetjet janë të shumta: Si ia dolën këto banda të lulëzojnë? Pse nuk u penguan dhe kush u dha dorë? Mbi të gjitha, si mund të qëndrohet duarkryq dhe të pritet eleminim brenda llojit? Fundja cilit lloj, a ka realisht dy të ndryshme, apo janë bërë bashkë në një? Kush është kush?/ Zoom.al
/ Zoom.al