zoom

Politikë

Situata në Vlorë/ PS-ja kryeson qarkun, sa vota kanë marrë PD-ja dhe LSI-ja

Vlora është një ndër qarqet që ka më shumë kureshtje lidhur numërimin e votave, pasi pjesë e kandidatëve për të fituar një mandat është edhe kryeministri Edi Rama.

Deri më tani në këtë qark janë numëruar 191 kuti nga 445 në total. Vihet re që deri më tani kryeson bindshëm Partia Socialiste me 22227 vota ose 57.09%.

Më pas ndiqet nga Partia Demokratike me 12796 vota ose 32.87%. Ndërsa LSI ka marrë aktualisht 2594 vota ose 6.66%, duke u renditur partia e tretë në qark.