zoom

Politikë

Situata në PD, shpërthen Saimir Korreshi: Luftën po e bëjnë për b*thën e vet, për karrigen

Deputeti Saimir Korreshi ka “shpërthyer” teksa u shpreh se “lufta” që po bëhet s’është për demokratët por për karrigen.

“Luftën po e bëjnë për b*thën e vet”, tha ai në një deklaratë për mediat.

Ai iu përgjigj akuzave të Enkeled Alibeajt, duke iu drejtuar: “Që të mbash një vit e gjysmë karrigen dhe të bësh si i djegur për Partinë Demokratike nuk e di kush e ka çuar te Meta dhe Berisha partinë.”

“Ne jemi shpallur njëherë kulakë para 90-s. Ne jemi duke verifikuar dhe duke parë gjendjen si mund të bëhet një tjetër këshill kombëtar. Aty të mbyllim derën derisa të dalë tymi i bardhë. Të  mos na japin as bukë as ujë. Të qëndrojmë derisa të bashkohet PD-ja.

Ka qenë rreckë e grisur keq shumë. Kjo është e grisur tani. Unë dhe baza, anëtarët e këshillit kombëtar që unë njoh në Lushnje kanë votuar për PD zyrtare. Çdo njeri është i lirë të shikojë dhe ëndrra. Nuk mund të përdhosë të gjithë anëtarët e këshillit kombëtar duke thënë se kanë shkuar te Meta. Mos të na bëjnë pjesë të farsës. Ideja është që është edhe opsioni për të shitur shalqinj. Demokratët duhet të dinë se kjo nuk po bëhet për ta por për karriget e secilit. Luftën po e bëjnë për b*thën e vet. Tani që të mbash një vit e gjysmë karrigen dhe të bësh si i djegur për Partinë Demokratike nuk e di kush e ka çuar te Meta dhe Berisha partinë”, deklaroi ai.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)