zoom

Aktualitet

Situata në Lushnjë bëhet dramatike. Dhjetëra të evakuuar, disa në spital të asfiksuar (DETAJET)

Pallati i qendrës tregtare ku ka rënë zjarri sot në Lushnjë besohet se është përhapur për shkak të lëndës së parë të godinës. Veshja e bërë me polisterol, si në precedentin e pallatit shumëkatësh në Tiranë, pak muaj më parë.

Situata është tepër serioze në pallatin 12 katësh në Lushnje, ku katet e para shërbejnë si qendër tregtare, dhe katet e tjera si banesa.

Janë evakuuar pjesa më e madhe e banorëve dhe qytetarëve që ndodheshin në qendër, por dyshohet se ka disa persona që kanë mbetur të bllokuar.

Mësohet se në katër hyrje ka ende persona brenda. Sipas dëshmive thuhet se disa prej këtyre personave nuk po përgjigjen ne telefona, çka shton frikën për asfiksim dhe bllokim në ambientet e shtëpisë.

Ndërkohë zjarrfikëset e kanë pasur të vështirë të ndërhyjnë për shkak të pallateve që janë shumë pranë njëri-tjetrit.

Disa persona janë transportuar edhe me ambulancë drejt spitalit, por jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq në vendngjarje ndodhen dhjetëra ambulanca dhe zjarrfikëse, ndërsa është bërë evakuimi i qendrës tregtare dhe po vihen me largimin e personave të tjerë. /ZOOM.AL/

Related Posts

None found