zoom

Politikë

Situata në Kosovë, Macron e Scholz do të diskutojnë me Osmanin e Vuçiç në Moldavi

Ngjarjet më të fundit në Kosovë do të jenë fokusin e takimit të 1 qershorit në Moldavi të  Komunitetit Politik të thirrur nga presidenti Emmanuel Macron.

Mësohet se Franca dhe Gjermania do të zhvillojnë takime me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe  presidentit serb Aleksander Vuçiç.

Macron i ka konfirmuar këto biseda në një fjalim të mbajtur në Konferencën GLOBSEC në Bratislavë.

Takimet do të zhvillohen veçmas, gjatë punimeve të samitit Komuniteti Politik Evropian, që do të mbahet në kryeqytetin moldav, Kishinjev. Për përshkallëzim të situatës në veri të Kosovës, presidenti francez ia ka hedhur gjithë përgjegjësinë autoriteteve në Prishtinë.