zoom

Stil

Sipas Gent Hazizit, çfarë ndodhi në debatin mes Zhaklin Lekatarit dhe familjarëve të Kiarës

Opinionistja e “Big Brother VIP” Zhaklina Lekatari deklaroi para pak javëve se familjarët e Kiara Titos, konkretisht tezja dhe burri i saj e kanë kërcënuar në ambientet e “Top Channel”. Ajo tha se dëshmitarë kanë qenë edhe disa banorë si Gent Hazizi dhe Diola Dosti.

Por, aktori e ka kundërshtuar, duke i thënë se nuk ka marrë asnjë kërcënim, thjesht ishte një debat. I ftuar në rubrikën “Mos i bjer me top”, ka sqaruar se çfarë ka ndodhur konkretisht gjatë përballjes së Zhaklinës me familjarët e Kiarës.

“Tezja e Kiarës tha “Si nuk e the një llaf të mirë për Kiarën moj?” Zhaklina iu kthye me gisht. “Kujt i flet ti kështu? Unë e kam mbrojtur nga bullizimi i Luizit, etj etj” të cilën pastaj e përcolli dhe në emision me Kiarën dhe prapë e përdori dhe një herë tjetër sepse nuk i del e keqja dhe kjo degjeneroi në një bisedë që kaloi dhe po i thoja qetësohuni se nuk ka asnjë gjë. Burri i tezes i Kiarës tha vetëm kaq, ‘Çfarë t’i bëj këtij zotërisë që është aktor, se me ty unë s’kam çfarë të flas, çfarë të merrem’! Nuk është se e mori truproja se me mua shkoi deri tek makina bashkë me Diolën që ishte prezent. Nuk pati ndonjë konflikt.
Nëse Diola thotë që ka pasur kërcënim, po e quajmë në kuadër të lojës. Çdo gjë që thuhet është dhunë verbale, nëse t’i pjell dhunë, dhunë do marrësh, kaq! Këtë unë e them për çfarë isha prezent, unë nuk e bëj për të kundërshtuar Zhaklinën.”-tha Genti.

Ai deklaroi po ashtu se Zhaklina i ka shkruar një mesazh në privat dhe u shpreh se i ka folur shumë rëndë, por refuzoi që ta bëjë publike sepse tha se nuk është tipi i njeriut që bën të tilla gjëra.

Postime të lidhura