zoom

Sport

Sinqeriteti i Modric për t’u admiruar, mesfushori tregon përse nuk po rinovon me Real Madridin

Luka Modric dëshiron të qëndrojë te Real Madridi, por insiston se ai duhet ta meritoj rinovimin, jo t’ia japim për kontributin që ka dhënë për klubin.

“Nuk kam folur për rinovimin tim me klubin, ashtu siç fola vitin e kaluar këto ditë. Jam i qetë, por kjo pyetje më mërzit sepse më duhet të përsëris gjithmonë të njëjtat gjëra, ose më mirë se jam mirë në Madrid dhe që dua të vazhdoj te Real. Duhet të flas për këtë me klubin, sepse duhet ta meritoj rinovimin, nuk dua që ta ma japin”, tha mesfushori kroat.

Kontrta aktuale e Modric me skuadrën kampione të Europës dhe Botës, skadon në qershor. “Ata nuk më kanë dhënë kurrë asgjë, por unë dua të vazhdoj këtu sepse e meritoj dhe jo për shkak të historisë sime apo asaj që kam fituar në të kaluarën. Dhe asgjë nuk do të jetë në gjendje të ndryshojë marrëdhënien time me Madridi, asgjë nuk do ta prishë atë, është klubi i jetës sime. Do të përpiqem në çdo mënyrë të jap më të mirën time dhe të meritoj të qëndroj këtu, nuk mund të bëj më shumë. Megjithatë, si vitin e kaluar, nuk ka asnjë nxitim”, përfundoi fituesi i Topit të Artë në 2018. /zoom.al/