zoom

Slider

Sinan Idrizi: Në Vlorë do të ndërojmë stadium me 25 mijë vende dhe pallat sportit

Kryeministri Edi Rama njoftoi të enjten se qeveria e tij do të ndërojë tre stadiume të reja, në Vlorë, Durrës dhe Korçë.

Projekte do të nisin në pranverë dhe do të kryen me konkurse ndërkombëtare, ndërsa është konfirmuar grupin i punës, për impiantin që do të ndërtohet në Vlorë.

Lidhur me këtë lajm, ka folur edhe presidenti i Klubit të Flamurtarit, Sinan Idrizi, i cili zbuloi detaje për impiantin e di që do të ndërtohet në Vlorë.

Ai sqaroi se impianti i ri do të ndërtohet në vendin ekzistues të stadiumit “Flamurtari” dhe do të ketë një kapacitet prej 25 mijë vendesh.

Gjithashtu Idrizi, tha se do të ndërtohet edhe një pallat sporti dhe një kompleks sportiv në pyllin e Sodës.

Flamurtari aderon në Kategorinë e Parë dhe është ndër ekipet favorite për t’u kthyer në sallonet e mëdha të futbollit shqiptar. /zoom.al/