Aplikacion
33-vjeçari ka dhënë lajmin, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Sulmuesi, i cili ka kontribuar për shumë vite për përfaqësuesen, ka vendosur të largohet, pasi nuk u grumbullua për në Europian.
“Fundi i një rrugëtimi! Rrugëtimet janë të bukura, me uljet e ngritjet e veta. Gjatë rrugëtimeve nëse gjërat i ke bërë siç duhet, fundi është i lumtur, paçka se, jo gjithmonë e zgjedhim vetë mënyrën.
Ka qene një krenari dhe emocion i papërshkueshëm përfaqësimi i fanellës së ekipit kombëtar të futbollit.
View this post on Instagram
Bartja e emocioneve të një kombi mbi shpinë, është sa privilegj, aq edhe një përgjegjësi, cila me ka bërë të përunjur dhe mirënjohes ndaj çdokujt që besoi, ndaj çdokujt që më dha kurajo për të vazhduar, e padyshim, në mënyrë të veçantë ndaj çdokujt që brohoriti për mua”, shkruan ai.
Cikalleshi është impenjuar në 59 ndeshje me Shqipërinë, ku ka realizuar edhe 13 gola. Gjithashtu, lojtari ka qenë pjesë e ekipeve U19, U20 dhe U21. /ZOOM.AL/