zoom

Lajme

Silvinjo largohet nga Shqipëria? Mediat spanjolle: Disa klube evropiane…

Pas përfundimit të rrugëtimit të Shqipërisë në Euro 2024, fati i teknikut Silvinjo është në pikëpyetje.

Prej dy ditësh tashmë ai nuk ka rinovuar kontratën e mbaruar me Kombëtaren Kuqezi, duke ngritur dyshime se Silvinjo nuk do të drejtojë më ekipin shqiptar.

Kjo situatë ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave spanjolle, ku prestigjiozja “AS”, i ka kushtuar një artikull, duke shkruar se pas performancës së mirë që Shqipëria pati në Kampionatin Evropian, Silvinjo po shihet me interes nga disa klube evropiane.

“Në parim, braziliani do të vazhdonte deri në Botërorin e ardhshëm 2026, por realiteti është që në fund të muajit qershor, nuk ka firmosur ende asnjë kontratë të re dhe pasi është parë puna e tij e dukshme me “shqiponjat”, Silvinjo ka ngjallur interes te disa klube europiane.

Vetë Silvinjo u mundua të qetësonte disi tifozët pasi zbarkoi këtë të martë në Tiranë. ”Jam pjesë e projektit. Jam shumë i lumtur për këtë një vit e gjysmë që kam punuar këtu”. Por duket e qartë që në javët e ardhshme, do të vazhdojnë t’i vijnë oferta një trajneri, i cili ashtu si ekipi i tij, ka dalë plotësisht në pah gjatë këtij Europiani”, shkruan media spanjolle “AS”.